Elshani: Policia s’e di pse ura vazhdon të jetë e mbyllur – vlerësimi i sigurisë për hapjen është pozitiv

0
111

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për Rajonin e veriut, Veton Elshani, ka thënë tha se nuk ka arsye që Ura e Ibrit të vazhdojë të jetë e mbyllur, derisa tha se vlerësimi i sigurisë për hapjen e saj është pozitiv.

Në takimin konsultativ me qytetarët e komunitetit serb i cili po mbahet në sallën e Kuvendit të Komunës së Mitrovicës Veriore, Elshani vlerësoi se Policia e Kosovës i jep dritën e gjelbër hapjes së urës.

“Duke marrë parasysh që merremi me aspektin e sigurisë, ne nuk kemi me fole diçka më shumë përpos asaj që si Polici shpeshherë e pyesim veten pse është e mbyllur kjo urë! Do të ishte mirë nga ju të dëgjojmë se pse kjo urë do duhet të mbetet e mbyllur, sepse nga aspekti i sigurisë nuk ka ndonjë arsye”, tha Elshani.

Ai, duke folur për aspektin e sigurisë në raport me planin për hapjen e urës, tha se Policia e Kosovës nuk e di arsyen pse ura duhet të vazhdojë të jetë e mbyllur.

“Nëse është për t’u siguruar, do të kishim gjetur forma e metoda për ta siguruar në mënyra të ndryshme. Mirëpo, duke e parë konstruktin praktik të rrugës, të urës, të vendit, të sheshit Car Llazar dhe të rrugëve anësore ne nuk kemi duke e ditë, s’jemi duke e kuptuar pse”, tha ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here