Rizarta është banorja e dytë që mbrëmë u eliminua nga shtëpia e Big Brother VIP Albania, si pasojë e një televotimi të dytë që u hap mbrëmjen e ditës së shtunë.
Ajo la shtëpinë menjëherë pas Olës, e cila u largua nga nominimi që u hap të martën.
Ashtu si Ola, edhe Rizarta hyri disa javë më parë, e cila krijoi disa situata brenda në shtëpi, por pa mundur të shkonte deri në fund të këtij rrugëtimi.
Kur u pyet në lidhje me Aldon ajo është shprehur se e respektonte shumë hapsirën e tij.
“Unë dhe Aldo e lamë gjënë aty brenda dhe thamë që do vazhdojmë jashtë. Nga Aldo më pëlqen inteligjenca. E kisha lënë momentin të ndodhte dhe jam njeri që nuk i ndrydh ndjenjat dhe nuk i them kurrë jo”.
Në lidhje me Gjestin ajo e mohon se ka pasur një strategji për t’i ndejtur afër, apo për të hyrë mes tij dhe Eglit.
“Nëse ky do ishte qëllimi im atëherë do e kisha vazhduar edhe pas shpjegimit të situatës tonë që ishte në prime. Unë shkoja tek krevati pasi Eglin dhe Gjestin i kishte marrë gjumi, mundoha të isha sa më në cep të gjësë, nuk i ngacmoja gjatë ditës. E kuptova që ky afrimiteti, që unë e quaja njerëzor mes meje dhe Gjestit u keqkuptua, dhe prandaj e ndalova. Mua më tërheq inteligjenca tek një djalë, dhe nuk mendoj se Gjesti do ishte djali perfekt për mua. Nuk mendoj se do përputhesha ndonjëherë me të”.
Pasi është pyetur se kush mund ta fitoj Big Brother, Rizarta ka thënë se do donte ta fitonte Aldo.