Ekzekutohen pagesat për veteranët dhe pensionet familjare në Kosovë

0
162

Ministria e Punës, Familjes dhe Vlerave të Luftës Çlirimtare ka njoftuar se janë ekzekutuar pagesat për disa prej skemave sociale dhe kategorive përfituese në Kosovë.

Sipas njoftimit, pagesat janë realizuar për veteranët e luftës, pensionet e parakohshme të ndërmarrjes “Trepça” si dhe për pensionet familjare.

Nga të dhënat zyrtare, përfitues të skemës së veteranëve janë gjithsej 39,034 persona, ndërsa nga pensionet e parakohshme të “Trepça Sh.A.” përfitojnë 813 persona.

Po ashtu, sipas ministrisë, 2,409 qytetarë janë përfitues të pensionit familjar.

“Janë ekzekutuar pagesat për skemat përkatëse”, thuhet në njoftimin e ministrisë, duke theksuar se procesi është realizuar në përputhje me obligimet institucionale./Telegrafi/

https://www.facebook.com/MPFVLC/posts/pfbid02zCw8qmvpjLCgAzkUuixjnNZc5NXjKj6kjWvwGZAT1fEztNi6NJUzGTRL7wmB1xVl

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here