Edhe një humbje nga FC “Liria”, humbja e dytë në Ligën e Parë

0
152

Ndeshja mes Trepçës ’89 dhe Lirisë e hapi xhiron e tretë në Ligën e Parë.

Ky takim i takoi ’89-shit, i cili fitoi minimalisht me golin e shënuar nga Chinëendu në minutën e 18-të të ndeshjes, shkruan “Gazeta Express”.

Kjo ishte fitorja e dytë e Trepçës ’89 në këtë edicion të ri të garave, derisa për Lirinë ishte humbja e dytë.

Ndërkohë, mitrovicasit humbjen e vetme e kanë nga Rilindja 1974, ndërsa Liria e Granit Begollit triumfoi ndaj Rahovecit në “Përparim Thaçi”.

Dy klubet i përkasin Grupit A në Ligën e Parë, gjersa janë pretendentë kryesor për një vend në Superligën e Kosovës sezonin e ardhshëm.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here