“Edhe Gjesti ka bërë gabime”/Tiri Gjoci: Jozi ka akumuluar shumë, i vuri kapakun…

0
108

Iftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë këngëtari Tiri Gjoci, njëkohësisht edhe ish-banor i “Big Brother VIP 4”. Ai ka folur më shumë për eksperiencën e tij në këtë format, por dhe për ndodhitë e fundit brenda shtëpisë…

Si e komenton shuplakën e Jozit ndaj Gjestit? Pas këtij veprimi Jozi fitoi rreth 20 mijë ndjekës më shumë…

Mbi 20 e ca mijë Joza të tjerë që e ndjekin.

Si është Jozi në të vërtetë, a është ai kaq i tmerrshëm?

Jo. Mua kjo më bën habi. Ka pasur disa momente që bënte debat me ty dhe pas debatit vinte të kapte e të thoshte: “Shiko, mos m’i merr gjërat aq seriozisht”. Nuk ka dhënë shenja dhune në atë shtëpi, përkundrazi. Me fjalët ka qenë pak i rëndë, por nuk ka dhënë shenja të tjera. Prandaj ka qenë një lloj shoku shumë i madh.

A ka qenë veprim momenti apo akumulim?

Ka qenë akumulim. Ne natyrën e Gjestit e kemi kuptuar. Patjetër që dhe Gjesti ka bërë gabime, të flasim atë që është. Pra, ka marrë kryqin dhe e ka hedhur në ujë. Gjë që nuk bëhet dhe është gabim. Por kurrësesi kjo gjë nuk duhet dënuar me një shpullë surratit. Gjesti ka bërë gabime në raport me Jozin, por ajo që bëri Jozi pastaj i vuri kapakun. Nuk kemi më se çfarë diskutojmë. U habita shumë nga ajo gjë që ndodhi, nuk e prisja nga Jozi, sepse ne kemi jetuar me të në atë shtëpi. Nuk ta jepte përshtypjen që ky tipi në një moment të caktuar do të shpërthejë. Madje Jozi ka qenë shumë i qetë dhe në diskutime e debate, nuk e ka ngritur zërin kurrë. Por mendoj se ka qenë e akumuluar. Ka akumuluar shumë situata me Gjestin, duke filluar që nga momenti i parë që ai doli nga shtëpia.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here