Edhe 3 ditë afat: 53 partitë duhet të njoftojnë KQZ-në për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme

0
77

Partitë  politike të regjistruara në Kosovë, janë të obliguara që deri më 7 maj, të njoftojnë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për pjesëmarrje ose mospjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës.

Ky obligim vlen vetëm për 53 partitë politike që aktualisht janë të regjistruara si parti politike në Kosovë, pra jo edhe për subjektet politike që duan të marrin pjesë në zgjedhje si nisma qytetare apo kandidatë të pavarur.

Gjithashtu, partitë duhet të informojnë KQZ-në brenda afatit të përcaktuar nëse planifikojnë të garojnë në kuadër të ndonjë koalicioni.

Partitë kanë saktësisht afat edhe tre ditë të vendosin nëse duan të garojnë në zgjedhje si koalicion apo të pavarura.

Sipas KQZ-së, koalicioni mund të ndërtohet nga së paku dy parti politike dhe sipas ligjit, partia politike nuk mund të tërhiqet nga koalicioni pasi të jete certifikuar derisa rezultati i zgjedhjeve të certifikohet nga ana e KQZ.

KQZ ka vendosur që periudha zyrtare e fushatës zgjedhore për zgjedhjet e 7 qershorit të zgjasë 10 ditë e 7 orë, duke filluar më 28 maj 2026 dhe duke përfunduar më 7 qershor 2026 në orën 06:59.

Shorti për renditjen e subjekteve politike në fletëvotim hidhet më 16 maj 2026.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here