E rëndë: Një vajzë 19-vjeçare hidhet nga kati i dytë i shtëpisë, dyshohet se dikush e shtyti në vetëvrasje

0
335

Një rast i rëndë ka ndodhur të dielën në mbrëmje, në fshatin Hereq të Gjakovës, ku një vajzë ka kërcyer nga kati i dytë i shtëpisë së saj. Viktima dyshohet se është shtytur për ta kryer këtë akt dhe për rastin tashmë kanë nisur hetimet, por fatmirësisht ka shpëtuar, raporton Gazeta Sinjali.

Siç mëson Sinjali, bëhet fjalë për një 19-vjeçare, e cila është dërguar në Spitalin e Gjakovës për trajtim mjekësor dhe gjendja e saj është stabile.

Bazuar në informacione që ka Sinjali, e reja u hodh nga kati i dytë i shtëpisë si pasojë e gjendjes së rënduar emocionale dhe për pasojë mori lëndime trupore.

Posa Policia është vënë në dijeni për rastin janë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore, me ç’rast dyshohet se vajza është shtytur nga dikush për ta kryer aktin e rëndë të vetëvrasjes.

Në vendin e ngjarjes, janë kryer ekzaminimet e nevojshme dhe po ashtu janë sekuestruar prova materiale.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është iniciuar hetimi në drejtim të veprës penale “Shtytja në vetëvrasje dhe ndihma në vetëvrasje”.

/GazetaSinjali/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here