E rëndë: Albian Osmanaj, djali i vetëm i familjes – dyshohet se u vra pas konfliktit me djalin e axhës

0
76
Foto: Ilustrim

Detaje të reja dhe prekëse kanë dalë në dritë pas ngjarjes tragjike që tronditi fshatin Kobaj, ku humbi jetën Albian Osmanaj.

Sipas informacioneve të siguruara, Albiani ishte djali i vetëm i familjes, çka e bën edhe më të rëndë humbjen për familjarët dhe të afërmit e tij.

Rasti lidhet me ngjarjen e rëndë të raportuar më herët në Kobaj, ku dyshohet se konflikti mes djemve të axhës kishte nisur pas mosmarrëveshjeve për emërtimin e një rruge, ndërsa për rastin janë arrestuar dy persona dhe hetimet po vazhdojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave./Gazeta Sinjali/

Shënim: Personi i përmendur në këtë lajm konsiderohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të vërtetohet me vendim të formës së prerë të gjykatës kompetente.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here