Malick Thiaw është në fundin e aventurës me Milanin. Mbrojtësi gjerman, i cili u transferua te kuqezinjtë në gushtin e vitit 2022 për rreth 9 mln euro, është afër kalimit në Premier League.
Newcastle e cilëson si përforcimin e duhur për qendrën e mbrojtjes. Drejtuesit e klubit anglez janë gati t’i paguajnë Milanit 40 mln euro në lidhje me kartonin e 22-vjeçarit. Autor i 3 ndeshjeve me kombëtaren gjermane.
Shtypi sportiv anglez raporton se bisedimet mes klubeve po shkojnë mbarë dhe marrëveshja finale është vetëm çështje kohe. Me operacionin që do të prekë kuotën 40 mln euro përfshirë bonuset.
Thiaw do të shndërrohet në afrimin e dytë të bardhezinjve të Eddie Howe nga Milani. Me Newcastle që vetëm një vit më parë siguroi shërbimet e Sandro Tonalit për 70 mln euro.
Gjatë dy sezoneve me skuadrën italiane, Thiaë zhvilloi në total 54 ndeshje. Hapësira e krijuar në prapavijën e Milanit nga largimi i gjermanit do të mbushet nga Pavlovic i Salzburgut.