E ardhmja e Messit, Inter Miami në “pole”, te Barça ende ëndërrojnë

0
201

E ardhmja e Leo Messit me shumë mundësi do të jetë tek Inter Miami. Skuadra amerikane ka rritur gjatë orëve të fundit përpjekjet për të nënshkruar me “yllin” argjentinas dhe propozimi i fundit për ish-in e Barcelonës është tundues.

Madje, disa media argjentinase e konsiderojnë të mbyllur marrëveshjen me Inter Miamin.

Nga ana tjetër, Al-Hilal, në Arabi, ende por pret një përgjigje pozitive nga lojtari. Klubi nga Liga profesionale e Arabisë Saudite ka planifikuar zyrtarizimin e marrëveshjes pasi Leo të kthehet nga grumbullimi me kombëtaren.

Në mes qëndron Barcelona, që vazhdon përpjekjet për të krijuar kushtet e kthimit të “Pleshtit” në “Camp Nou”. Është pikërisht interesimi i Barcelonës që e ka detyruar Messin të presë ofertën formale të “blaugranave” për të vendosur më pas të ardhmen e tij.

Interesi i Barcelonës mbetet i palëkundur, por nga klubi kanë dhënë sinjale se ky operacion është shumë i vështirë. Drejtuesit me peshë kanë reflektuar pesimizëm, çka bën të mendosh se zgjedhja nuk do të jetë Barça.

Leave a Reply