Dyshohet se shqetësoi dhe ngacmoi vazhdimisht një grua, arrestohet suharekasi

0
175

Një person është arrestuar dje në Suharekë.

Ai dyshohet se e ka shqetësuar dhe ngacmuar në vazhdimësi një grua përmes mesazheve në telefon.

“NGACMIM- Suharekë 13.05.2023 – 13:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën e cekur ndaj viktimës femër kosovare, të cilën ishte duke shqetësuar e ngacmuar në vazhdimësi përmes mesazheve telefonike. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. Rasti duke u hetuar.”

Leave a Reply