Drita e ka fituar derbin kryesor të javës së 15-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Gjilanasit triumfuan 2:3 në udhëtim ndaj Ballkanit, shkruan Gazeta Express.
Almir Ajzeraj kaloi mysafirët në epërsi në minutën e 22-të të ndeshjes.
Rezultati u barazua në minutën e 64-të, kur Sunday Adetunji realizoi me kokë.
Tetë minuta më vonë, Blerim Krasniqi riktheu epërsinë e mysafirëve pas asistit nga Arb Manaj.
E ky i fundit shënoi në minutën e 82-të për 1:3.
Vendasit arritën të realizonin në minutën e dytë shtesë, por që nuk arritën të nxirrnin të paktën një pikë nga kjo përballje.
Me këtë fitore, Drita tani shkon në kuotën e 34 pikëve në vendin e parë, kurse Ballkani mbetet përkohësisht në vendin e dytë me tetë pikë më pak.