Domatja ngjyrë vjollcë, fruti i veçantë do dalë në shitje vitin e ardhshëm

0
262

Ka shije si një domate, ka erë si një domate dhe madje duket (kryesisht) si një domate.

Ka vetëm një ndryshim; është vjollcë.

Agjensia Amerikane USDA ka miratuar një domate ngjyrë vjollce të modifikuar gjenetikisht, duke hapur rrugën për frutin unik që do të shitet në dyqanet amerikane vitin e ardhshëm.

“Nga perspektiva e rrezikut të dëmtuesve të bimëve, kjo bimë mund të rritet në mënyrë të sigurt dhe të përdoret në mbarështim,” tha agjencia më herët.

Miratimi e çon domaten vjollcë një hap më afër shpërndarjes së gjerë.

Përveç ngjyrës së saj unike, domatja vjollcë ka gjithashtu përfitime shëndetësore dhe një jetëgjatësi më të lartë sesa domatet e kuqe të varietetit të kopshtit, thonë shkencëtarët.

Domatja u zhvillua nga një ekip shkencëtarësh, duke përfshirë biokimisten britanike Cathie Martin, e cila është profesore në Universitetin e Anglisë Lindore dhe udhëheqëse e projektit në Qendrën John Innes në Norwich, Angli.

Martin ka punuar në prodhimin e pigmentit në lule për më shumë se 20 vjet, tha ajo për CNN.

“Doja të filloja projekte ku mund të shikonim dhe të shihnim nëse kishte përfitime shëndetësore për këtë grup të veçantë pigmentesh,” tha ajo.

Shiko Fotot:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here