Do të mbahet mend gjatë: Profesori nga Prizreni që mbylli 50 njësha

0
1571

Në shkollat e Prizrenit ka profesor që i ka mbyllur 50 njësha në fund të vitit shkollor.

Ish-drejtori i Arsimit në këtë komunë, Skënder Susuri katër vjetë më parë kishte deklaruar se ky vlerësim për nxënësit është i pafalshëm.

“Një profesor që i ka vendosur 50 nota të dobëta duhet ta pyes vetën se çka është duke punuar”, kishte thënë ai.

Sipas tij, Drejtoria e Arsimit ka pranuar 400 ankesa lidhur me vlerësimin e nxënësve. 300 prej tyre janë vetëm të SHMM “Luciano Motroni”.

Drejtoria e Arsimit në Prizren, kishte marrë vendim atë kohë që t’ia mundësojë rivlerësimin nxënësve që kanë mbyllur vitin shkollor me njësha në Shkollën e Mesme të Mjekësisë.

“Shkolla për të gjithë nxënësit që kanë parashtruar ankesë – kundërshtim ndaj vlerësimit të mësimdhënësit duhet të zhvillojë procedurën e vlerësimit nga komisioni vlerësues i shkollës”, thuhej në vendimin e DKA-së në Prizren, shkruan “PrizrenPress”.

Tre zyrtarë të Drejtorisë së Arsimit në Prizren, ndërkaq kanë konstatuar se gjatë vlerësimit të nxënësve mësimdhënësit nuk kanë respektuar dispozitat ligjore.

Drejtori Susuri kishte pohuar se profesorët nuk mund të vënë autoritet në klasë me nota të dobëta.

“Kjo punë nuk bëhet më, sepse ka kaluar ajo kohë”,shprehet ai.

Ai kishte deklaruar se nxënësve nuk do t’ju përmisohen notat, por vetëm do të rivlerësohen.

Leave a Reply