Digjet një shtëpi në Prizren, pronari kërkon ndihmë mjekësore

0
211
Foto: Ilustrim

Një shtëpi është përfshirë nga zjarri në Prizren.

Lëndime ka pësuar pronari i saj.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Ai ka deklaruar se zjarri dyshohet se është shkaktuar nga një nxemje elektrike.

“Sot me datë 12.02.2023 rreth orës 16:00 është raportuar për një incident zjarri. Në këtë rast një shtëpi ka marrë flakë, dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një nxemje elektrike”, deklaroi ai.

“Gjatë incidentit të zjarrit vetëm pronari i shtëpisë ka qenë në shtëpi, i cili ka pasur nevojë për ndihmën mjekësore ngase është helmuar nga tymi, ai është jashtë rrezikut për jetë”, ka deklaruar Bytyqi.

Sipas Bytyqit, zjarrfikësit kanë arritur që ta shuajnë zjarrin dhe ende nuk dihet vlera e saktë e dëmit, por është dëm i konsiderueshëm./Gazeta Sinjali

Leave a Reply