Big Brotheri i VIP-ave

0
846

Sipas Vedatit të “Stupcave” veç me të dhunu serbët është tragjedi.

Abuzimet tjera seksuale me vajza dhe gra, keqpërdorimi i privatësisë, mediatizimi i intimitetit të tyre, ngacmimet traumatike seksuale edhe brenda familjes, as incesti e as asgjë tjetër që vajzat e gratë që përjetojnë e mbijetojnë nuk i bënë ato heroina.

Ndërkaq, rastet nuk quhen tragjike, pos nëse vajza a gruaja e abuzume, në njërën nga format e lartëcekura, nuk ia del me tejkalu dhe përfundon në vetvrasje.

Rastisa tu shkoja kanaleve televizive poshtë e lartë mbrëmë, dhe kur po kaloja dy programet e BBV, në njërën pash figurën e Vedatit që po bisedonte me një vajzë.

Marrë parasysh edhe diskutimet nëpër media rreth këtij formati, mu zgjua kurreshtja të dëgjoj se për çka flasin banorët e izoluar në atë shtëpi.

– Juliana (Xhuliana) po i kërkonte Vedatit me ja tregu storien e saj të abuzimit që gati e kish quar në vetëvrasje. Ky pa pikë ndjeshmërie e ndërprente duke insistuar të tregoj se çka e si i sheh ky këto raste, ani që i thoshte se unë rastin tënd; – nuk e di, pos çka kam dëgju pak nga të tjerët.

Në fund të rrëfimit rrënqethes, Vedati, babë i dy vajzave, në vend se të solidarizohet, ta përqafoj, ti thotë se fakti se e ki mbijetu një tragjedi të tillë dhe ke gjetë forcë të ringritesh, të gjesh forcë për tu ndihmuar edhe grave e vajzave tjera që kalojnë nëpër kësi ferri, e që janë të shumta në numër, ty të bën në sytë e mi një heroinë moderne, ai tha; unë ende mendoj që heroina janë vetëm gratë e dhunuara nga serbët, kurse rasti yt është ndryshe dhe e dënoj matrapazin që ta ka keqpërdorë videon që ti e ke ba vet.

Krejtësisht i pandjeshëm, i ftohtë si akulli dhe pa ju dridhë as qerpiku mbylli bisedën që dukej sikur as nuk pati interes ta dëgjoi, sepse ky tashmë e kishte të krijuar gjykimin e tij rreth rastit.

Sa keq që njerëzit kaq të mediatizuar, kaq popullor japin mendime e qëndrime kaq jo humane. Minimizon dhimbjen e vuajtjen e tjetrit duke krahasuar me një vuajtje, që sipas tij është më e madhe. Merr guximin që në ‘peshoren’ e tij ta peshoj dhimbjen e tjetrit.

– Në anen tjetër, Arta, një vajzë aktore, gjithashtu popullore, e nënvizoj opinionin e kolegut të saj duke thanë që për të; — tragjedi janë ato që përfundojnë me vdekje e vrasje, ato ngjarje ku derdhet gjaku.

Çfarë VIP-ash. Lum Kosova për ta.

Kauzave të tilla të abuzimeve, ngacmimeve e keqtrajtimeve seksuale, gjithandej nëpër botë, u prijnë aktorë, këngëtar e artist të fushave të ndryshme. Por sipas këtyre tanëve, nëse nuk je dhunuar nga serbët, por je abuzuar e shantazhuar nga një shqiptar, nuk është tragjike.

Mendime të prapambetura e primitive që nuk i shërbejnë as nuk i ndihmojnë kauzave të atyre grave e vajzave kosovare që dhunohen, ngacmohen, shantazhohen, e keqpërdoren gjithandej, e që nuk gjejnë mbështetje as nga familja, as shoqëria e gjerë, sepse janë shumicë VEDATAT e ARTAT e ata që këto raste i ndjejnë si tragjedi e dhimbshme për viktimat, janë aq të pakët në numër sa vështirë se shihen e dëgjohen në zhurmën që krijojnë këta të parët.

Sa i dhimbshëm ky realitet.

#IamJulianaNura

Shkruan: Afërdita MORINA – BIFFAR

* Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e 04 Online

Leave a Reply