Deputeti holandez: Koha për një përgjigje të fortë ndaj lëvizjeve të trupave serbe

0
152

Deputeti holandez, Sjoerd Wiemer Sjoerdsma ka reaguar pas njoftimit nga SHBA se Serbia ka grumbulluar numër të madh trupash në afërsi të kufirit me Kosovën, shkruan Reporteri.net.

Ai në disa postime në X shkruan se është koha për një përgjigje shumë të fortë nga Brukseli dhe NATO ndaj lëvizjeve të trupave serbe.

Sjoerdsma thekson se përfaqësuesi i Lartë i Politikës së Jashtme, Josep Borrell vendos me shumë vonesë që të ‘zgjohet’ rreth Serbisë dhe e ka zhgënjyer plotësisht Kosovën.

“Koha për një përgjigje shumë të fortë ndaj lëvizjeve të trupave serbe nga Brukseli dhe NATO. Deri më tani, vetëm Blinken ka ndërmarrë veprime. E paralajmëruar që nga vera e tutje se politika jonë për Serbinë ishte krejtësisht e gabuar, Ministria jonë e Punëve të Jashtme vetëm donte t’i shikonte të gjitha. Dhe tani ja ku jemi…”, shkruan ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here