‘Demoni’ që shpenzoi 12 mijë £ për modifikimet ekstreme të trupit, vendos merimanga nën lëkurë

0
151

Një burrë i fiksuar pas modifikimit të trupit, i cili shpreson t’i ngjajë një demoni, ka zbuluar transformimin e tij të fundit, implantet “merimangë”.

Renato De Santa bëri bujë vitin e kaluar pasi zbuloi modifikimin e tij më të fundit të trupit. Dy veshët e tij ishin prerë në formën e lakuriqëve të natës.

Ai shpreson të ngjajë si një demon, ku ka bërë tatuazhe të zeza në kokë, gjuhën e tij të çarë dhe një pjesë të mishit të tij të gdhendur me numrin “666”.

Tani, 42-vjeçari e ka çuar transformimin e tij në një nivel tjetër dhe i është nënshtruar një procedure invazive për t’i vendosur merimangat silikoni nën lëkurë.

Megjithatë, Renato thotë se operacioni nuk ishte aspak i dhimbshëm.

“Unë nuk marr asnjë mjekim, kështu që duhet të duroj dhimbjen – por procedura ishte e lehtë,” tha reperi i ri, nga Brazili.

Renato nisi të kishte dëshirë për modifikimet e trupit në vitin 1996 dhe shumë shpejt krijoi studion e tij, ku e ktheu pasionin e tij në profesion.

Deri më sot, ai ka shpenzuar rreth 12,000 £ për tatuazhet dhe modifikimet e tij, për të realizuar pamjen e tij të guximshme.

Më parë, Renato zbuloi se ndërsa shumë njerëz nuk pajtohen me tiparet e tij unike, në fakt kjo e ka ndihmuar në jetën e tij të dashurisë.

Ai tha: Modifikimet e mia nuk ndërhyjnë negativisht në jetën time të dashurisë, sepse unë rrethohem me njerëz që janë të aftë për kulturën time. Në ditët e sotme ka ende paragjykime dhe ndonjëherë marr mesazhe fyese në internet. Por kjo nuk më shqetëson.

Leave a Reply