“Çmenden” arabët, ofertë marramendëse për Lionel Messin

0
243

Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo kanë dominuar skenën e futbollit botëror në 15 vitet e fundit, duke ofruar një rivalitet spektakolar dhe ndarë tifozët në dysh, kur ngrihet pyetja kush është më i miri.

Megjithatë mosha nuk i lejoi që të vazhdojnë pafund këtë dominim dhe pas Cristiano Ronaldos, edhe Lionel Messi po bëhet gati të largohet nga futbolli europian.

Kontrata e yllit argjentinas me Paris Saint Germain skadon në fund të sezonit dhe prej 1 qershorit Messi do të jetë lirë të vendosë vetë të ardhmen e tij, teksa mediat spanjolle kanë dhënë një lajm të bujshëm.

Skuadra e Al Hilal në Arabinë Saudite i ka bërë Messit një ofertë prej 600 milionë eurosh, për dy sezone, duke i ofruar një kohësisht që të vazhdojë ende duelin me Cristiano Ronaldon.

Ky i fundit u transferua në janar te Al Nassr, për shifrën rekord prej 500 milionë eurosh në dy sezone e gjysmë. Megjithatë nëse Messi pranon ofertën e Al Hilal, atëherë fiton një tjetër sfidë me Ronaldon, atë të pagës më të lartë në historinë e futbollit. 

Leave a Reply