“Çka nëse nuk e duan Asociacionin”, Kurti thotë se nuk mund t’iu imponohet komunave serbe një implementim i tillë

0
177

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është pajtuar me mendimin e Gerald Knaus, kryetar i Iniciativës Evropiane për Stabilitet, (ESI), i cili e quajti realizimin e Asociacionin në kushtet aktuale si të pamundur.

Knaus deklaroi se po mungon dëshira e komunave serbe për ta realizuar atë, teksa kryeministri Kurti tha se për Knaus se ai niset nga parimi i demokracisë.

Kurti tha se nuk mund t’ua imponosh asociacionin komunave, duke shtruar pyetjen se çka nëse komunat nuk e duan atë.

“Knaus niset nga parimi demokratik se demokracia vjen nga poshtë. Nuk mund t’ua imponosh asociacionin komunave. Çka nëse komunat nuk e duan asociacionin? Pra, mendimi i tij është shumë i shëndoshë, por mendimi i tyre (i pakicës serbe, shën i red.) është ende i panjohur. Pra, ai ka të drejtë në këtë aspekt, por të gjitha këto jemi duke i trajtuar. Besoj që ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të Këshillit të Evropës te Kosova e kanë një partner që nuk synon vetëm të përfitojë nga Këshilli i Evropës, por të kontribuojë. Sepse sundimi i ligjit, të drejtat e njeriut, demokracia në Kosovë janë jo vetëm më të mirat në rajon, por edhe më të mira se në disa vende anëtare të Këshillit të Evropës”, u shpreh Kurti në një intervistë për DW.

Tutje Kurti falënderoi deputetët gjermanë që ndihmuan Kosovën për anëtarësim të Kosovës në KiE.

“Më duhet të falënderoj deputetët gjermanë që na kanë ndihmuar aq shumë dhe kanë punuar pa kursim e pa rezerva, e në veçanti do të kisha theksuar Frank Schwabe dhe Knut Abraham, të cilët mbajtën fjalim në seancën e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës më 16 prill. Por kjo mbështetje e madhe për Republikën e Kosovës me 131 vota për, krahasuar me 29 kundër, 82 përqind në mbështetje të vendit tonë, do të duhej që të reflektohej edhe në Këshillin e Ministrave. Prandaj po punojmë që edhe Gjermania në Këshillin e Ministrave të reflektojë vullnetin e saj pozitiv edhe te të tjerët. Ne po e ndihmojmë Gjermaninë që të na ndihmojë neve dhe në këtë mënyrë Kosova të bëhet anëtare e 47-të e Këshillit të Evropës”, tha ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here