Chelsea nuk heq dorë nga Caicedo, deponon ofertën e dytë te Brighton

0
212

Është duke vazhduar interesimi i Chelsea për transferimin e Moises Caicedo nga Brighton.

Siç shkruajnë mediat angleze, oferta prej 70 milionë eurove është refuzuar nga Brighton, por ekipi londinez nuk ka hequr dorë për sigurimin e mesfushorit, shkruan 04 Online.

Në sezonin që kaloi, lojtari nga Ekuadori ka arritur që të regjistroj 43 paraqitje për Brighton, me ç’rast ka arritur të shënoj 1 gol dhe 1 asistim./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here