Çelja e negociatave, Von der Leyen: Ky moment historik është suksesi juaj, Shqipëria do t’i bashkohet mbrojtjes civile europiane

0
318

Presidentja e Komisionit Evropian e cilësoi një moment historik çeljen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut gjatë konferencës për shtyp me kryeministrin Edi Rama dhe kryeministrin e Maqedonisë së Veriut nga Brukseli.

Von der Leyen: Ky është një moment historik, sot Shqipëria dhe  Maqedonia  e Veriut kanë hapur negociatat  për aderimin në Be dhe jam shumë  e lumtur që jam këtu me ju. Ky është suksesi juaj, i juaji si qeveri dhe i qytetarëve tuaj. Keni punuar kaq shumë për të arritur deri këtu. Ju keni bërë ndryshim, jo vetëm aty ku janë të detyrueshme për rrugën drejt BE, pro sepse janë të mira për vendin tuaj. Këto reforma po japin një cilësi më të mirë jetese. Ne ju kemi mbështetur dhe do të vazhdojmë ta bëjmë.

Von der Leyen tha se gjatë kohës së rrugëtimit të vendeve drejt BE-së do të ketë shumë investime nga BE. Ajo shtoi se tashmë Shqipëria do të bashkohet me Mbrojtjen Civile Europiane.

“Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë hapur negociata për aderimin në BE dhe jam e lumtur që jam me ju ky është suksesi juaj, i juaj si qeveria i qytetarëve tuaj i popullit tuaj që keni punuar kaq shumë për të arritur deri këtu. Keni treguar këmbëngulje, keni pasur përmirësim në rrugëtimin drejt BE-së. Keni bërë shumë reforma, keni modernizuar ekonominë, keni media të lira. Këto reforma po japin një cilësi më të mirë jetese.

Së pari mbi negociatat, pas konferencës ndërqeveritare. KE dhe ekipet negociuese fillojnë punën sot. Të dinë detyrimet mbi traktatet dhe marrëveshjet europiane. Pika e dytë është që ne do të vazhdojmë të jemi më afër në fushta kyçe. Shqipëria do të bashkohet për mbrojtjen civile europiane dhe kjo do të rrisë përballjen që Shqipëria do të ketë mbi zjarret, tërmetet, në mënyrë të tillë që BE do të jetë aty dhe ta mbështesë sa herë që të ketë shkaqe të tilla. Pika e tretë, është se përfitimet do të vijojnë teksa vijoni rrugën drejt BE-së. Do të ketë investime më të mëdha nga BE. Në fund kryeministër Rama dhe Kovaçevski, ju keni treguar kaq shumë lidership vizion, keni treguar durim strategjik, jo thjeshtë kaq, por në këto kohë të sulmit brutal rus, keni treguar bashkimin tuaj me vlerat Europiane.’- tha Ursula Von der Leyen”./Express

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here