Caicedo transferohet te Chelsea për shifër rekorde

0
360

Chelsea ka arritur marrëveshje me Brighton & Hove Albionin për shifrën e 115 milionë funteve, për lojtarin Moises Caicedo.

Caiceco do të nënshkruajë kontratë me Blutë deri në qershor të vitti 2031. Gjithashtu në ujdi do të përfshihet një opsion për ta zgjatur kontratën edhe për një vit tjetër.

Pavarësisht se Liverpooli arriti marrëveshje me Brightonin gjatë së enjtes për 110 milionë euro, qëndrimi i Moises ishte I qartë, pasi dëshironte vetëm Chelsean.

Caicedo bëhet lojtari më i shtrenjtë në histori në Britani.

Leave a Reply