Brikena Selmani ka reaguar publikisht pas periudhës së saj në “Big Brother”, duke folur për vështirësitë që thotë se ka përjetuar jashtë shtëpisë.
Ajo shprehet se gjatë kohës që ishte brenda, është përballur me padrejtësi dhe tentativa për njollosje të imazhit të saj. Sipas saj, disa nga këto veprime kanë ardhur edhe nga persona të afërt, të cilëve u kishte besuar më parë, shkruan Indeksonline.
Selmani thekson se janë publikuar materiale dhe pretendime që ajo nuk ka pasur as forcën t’i shohë, duke zgjedhur të mbrojë shëndetin e saj mendor. Edhe pse është këshilluar të ndjekë rrugë ligjore ndaj disa personave, ajo ka vendosur të mos e bëjë një gjë të tillë.
Në reagimin e saj, ajo shpreh besimin se drejtësia do të vijë në kohën e duhur, duke ia lënë gjithçka në dorë besimit te Zoti.
Në fund, Selmani falënderon publikun për mbështetjen, duke theksuar se kjo e ka ndihmuar të përballojë momentet më të vështira dhe të mos dorëzohet. Ajo premton se do të vazhdojë të jetë e sinqertë me veten dhe ndjekësit e saj, ndërsa bën thirrje për më shumë respekt dhe për t’i dhënë fund thashethemeve./Indeksonline/














































