Bonucci bën polemika edhe në Gjermani, takim urgjent me trajnerin e Union Berlin

0
185

Leonardo Bonucci nuk ishte pjesë e formacionit të titullar të Union Berlin në sfidën e Champions League ndaj Napolit.

Madje, tekniku i gjermanëve Urs Fischer nuk i dhuroi asnjë minutë mbrojtësit duke e lënë përgjatë gjithë ndeshjes në pankinë. Kjo zgjedhje nuk i ka pëlqyer aspak ish-lojtarit të Juventus që nuk ngurroi ta shprehte hapur pakënaqësinë e tij.

Bonucci ka kërkuar edhe një takim kokë më kokë me trajnerin zvicerian për të dëgjuar edhe arsyet se pse tekniku vendosi ta ulë në stol italianin. Bonucci kërkon të dijë më shumë dhe se në çfarë pozicioni qëndron ai në projektin e klubit gjerman, duke qenë se 36-vjeçari ka nevojë për minuta pasi pretendon të jetë pjesë e skuadrës së Italisë për finalet e Euro 2024.

Kujtojmë se Bonucci është në sezonin e fundit të karrierës dhe u largua nga Juventus në verë, pikërisht për të pasur më shumë minuta në këmbë, diçka që trajneri Massimiliano Allegri nuk ia garantonte. Por, tashmë duket se problemet për mbrojtësin kanë nisur të shfaqen edhe në skuadrën gjermane./SS

Leave a Reply