Berisha: Opojarët të bashkuar për t’i kthyer krenarinë Kosovës

0
36

Kandidati për deputet nga Nisma Socialdemokrate, Zafir Berisha, ka takuar mbështetësit e tij në Opojë, duke theksuar, për siç ka thënë ai, rëndësinë e ndalimit të keqqeverisjes dhe rikthimit të vlerave të shtetit.

Ai vlerësoi opojarët si qytetarë të ndershëm dhe punëtorë, të cilët janë rreshtuar krah tij për një të ardhme më të mirë.

Berisha premtoi se investimet në turizëm dhe subvencionimi i blegtorëve në komunën e Dragashit do të jenë ndër prioritetet e tij kryesore në katër vitet e ardhshme.

Postimi i plotë:

Në Opoj me mbështetësin e koalicionit të veprave të mëdha me nr 137, të cilët janë rrestuar për me dhën fund keq qeverisjes në Kosovë.

Opojarët si qytetar të ndershëm e puntorë, nuk mund të lejojnë edhe më tej të devalvohen vlerat e shtetit tonë siç ka ndodhur viteve të fundit, prandaj janë rrrshtuar me ne për t’i kthyer krenarin vendit tonë.

Investimet në turizëm dhe subvencionimi i blektorëve në komunën e Dragashit do të jetën prioritet i yni në 4 vitet e ardhshëm.

#veçvepra137#zafa14

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here