Benzina lirohet për 1 cent, çmimet e naftës dhe gazit mbesin të njëjta

0
886

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) para pak minutash ka bërë publikimin e çmimeve tavan për shitjen e derivateve për ditën e enjte (7 korrik).

Sipas njoftimit të MINT-it, çmimi maksimal i lejuar i naftës ka mbetur i njëjtë krahasuar me ditën e djeshme, pra ky derivat tregtohet me 1.78 euro, ndërkaq benzina është liruar për 1 cent, ku sot tregtohet me 1.73 euro për litër.

Po ashtu, edhe çmimi maksimal i lejuar i gazit ka mbetur i njëjtë krahasur një ditë më parë, pra tregtohet me 0.78 euro për litër.

Këto çmime vlejnë nga ora 10:00 e së enjte dhe janë të vlefshme për 24 orë. Kësisoj, MINT do të caktojë çdo ditë çmimet tavan për shitjen e derivateve.

Leave a Reply