Behrami: Baca Jahir, tash e disa vjet, po e pret kthimin e Presidentit Thaçi. I thash se shumë shpejt do të kthehet në Kosovë

0
73

Kandidati për deputet, Artan Behrami, së bashku me Endrit Thaçin, ka vizituar Bacën Jahir, i cili prej vitesh pret kthimin e Presidentit Hashim Thaçi.

Behrami i dha kurajo, duke i thënë se Presidenti shumë shpejt do të rikthehet në Kosovë.

Baca Jahir u emocionua dhe, teksa përqafoi Endritin, tha se iu duk sikur po përqafonte vetë Presidentin.

Postimi i plotë:

Baca Jahir, tash e disa vjet, po e pret kthimin e Presidentit Thaçi.

Ai në asnjë moment nuk është dorëzuar, gjithnjë me dëshirën që një ditë ta takojë Presidentin.

Ditë më parë, bashkë me Endritin, e vizituam atë për t’i dhënë kurajo e për t’i thënë se Presidenti shumë shpejt do të kthehet në Kosovë.

Ai ishte i lumtur, sepse kur e përqafoi Endritin, tha se po i duket sikur po e përqafonte Presidentin Thaçi!

#PDK 131✅

#BedriHamza 1✅

#ArtanBehrami 75✅

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here