Kandidati i PDK-së, Bedri Hamza, ka njoftuar se e ka anuluar udhëtimin dhe tubimin e planifikuar në Vjenë të Austrisë, kjo pas ngjarjeve të ndodhura në Veri të vendit.
Hamza ka thënë se këtë vendim e ka marrë për të qëndruar afër qytetarëve.
“Bashkatdhetarëve të mi në Austri, të cilët sonte kisha planifikuar t’i takoj, ju kërkoj ndjesë për mungesën time në tubimin e sotëm në Vjenë. Për shkak të ngjarjeve në veriun e vendit, që kanë shkaktuar pasoja të rënda, kam anuluar pjesëmarrjen për t’ju qëndruar pranë qytetarëve në këtë periudhë të ndjeshme.
E di se bashkatdhetarët tanë po bashkëndjejnë në këto momente me ne, siç jam i sigurt që do të takohemi së shpejti në ditë më të mira për qytetarët tanë, mërgatën dhe Kosovën.
Ju falënderoj për mirëkuptimin!”, ka shkruar Hamza.