Bayerni arrin marrëveshje me Tottenhamin për Kanen

0
240

Bayern Munichu, më në fund ka arritur marrëveshje me skuadrën e Tottenhamit për transferimin e sulmuesit Harry Kane, ka njoftuar “The Athletic” të enjten. Mësohet se Tottenhami ka pranuar ofertën e katërt të Bayernit për sulmuesin e Anglisë, pasi tri të parat i kishte kthyer prapa.

Thuhet se marrvëeshja mes klubeve u arrit kur Bayerni ofroi mbi 100 milionë euro për Kanen, të cilin ka kohë që po e kërkon. Pasi klubet janë dakorduar për këtë lëvizje, tani mbetet që Kane ta pranoj ofertën e klubit gjerman dhe të transferohet në Gjermani.

30-vjeçari ka kontratë deri në verën e vitit të ardhshëm me Tottenhamin, ndërsa është ndër sulmuesit më të spikatur në Premier League. Edicionin e shkuar, Kane realizoi 32 gola në 49 paraqitje në të gjitha garat për Tottenhamin. Edicioni i ri në Angli nis të premten dhe mbetet të shihet nëse Tottenhami do ta përfshijë Kanen në ekip për ndeshjen kundër Brentfordit. Kjo përballje zhvillohet të dielën dhe i takon xhiros së parë të elitës së futbollit anglez./Koha

Leave a Reply