Bashkëshortja e Agim Ramadanit: Nuk është kjo Kosova për të cilën ai ka luftuar

0
142

Shukrije Ramadani, gruaja e ish-komandantit, Agim Ramadani, ka thënë se nuk është kjo Kosova për të cilën Agim Ramadani ka luftuar.

“Fatkeqësisht ende jo. Unë shumë shpresoj që gjeneratat e reja vërtet do ta përjetojnë një Kosovë për të cilën ëndërruam. Por, ëndrrat shpesh s’mund të bëhen realitet, por liria ka ardhur falë gjakut të familjes Jashari, falë gjakut të mijëra Agimëve, të cilët dhanë më të çmuarën e tyre”, ka thënë ajo.

Ajo ka thënë se ish-komandanti Agim Ramadani ishte njeri që e donte jetën më së shumti në botë, “nuk ka qenë vetëm Agim im, por kanë qenë mijëra Agim”.

“Nëse sot shkel mbi gjakun e tyre edhe harrojmë idealin e tyre, ne kemi harruar ku kemi qenë, ku jemi dhe ku do të shkojmë”, ka thënë tutje ajo, derisa u pyet se nëse po e harrojmë atë, ajo u përgjigj “fatkeqësisht, po”, ka thënë ajo në Debat Plus.

“Fatkeqësisht po, atë ditë kur i kam parë në Parlament duke grushtuar njëri-tjetrin, shpirti më ka dhimtë e më ka ardhur të bërtas në kupë të qiellit”, ka shtuar tutje ajo.

Leave a Reply