Bali Muharremaj propozon që sipërmarrësit të suksesshëm Mefail Gashi ti ndahet çmimi “Ukë Bytyçi”

0
245

Duke u bazuar në vendimin e Kuvendit të Komunës së Suharekës për themelimin e çmimit “Ukë Bytyçi” dhe rregullores për procedurat e ndarjes së këtij çmimi, tashmë e shumë vite me radhë Komuna e Suharekës ndan çmimin “Ukë Bytyçi” për personalitet që kanë kontribuar në sektore të ndryshme të shoqërisë.

Zakonisht sipas procedurave palët e interesit kanë dorëzuar propozimet e tyre pranë komisionit vlerësues emrat e personave që sipas tyre meritojnë këtë çmim.

Këtë vit i pari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj në cilësinë e kryetarit të komunës ka propozuar që çmimi “Ukë Bytyçi” ti ndahet sipërmarrësit Mefail Gashi.

Në propozimin e tij Muharremaj ka bashkangjitur edhe CV-në e të propozuarit.


Këtë vit çmimi ndahet në 21 vjetorin e vrasjes së Ukë Bytyçit dhe dy shoqëruesve të tij Bafti Bajramin dhe Bajram Bytyçin.

Leave a Reply