Atletico e Madridit godet në merkato me një lojtar shumë të rëndësishëm. “Los Colchoneros” janë vetëm një hap larg zyrtarizimit të bomberit Julian Alvarez, prej dy vitesh te Manchester City.
Për të Simeone do të investojë plot 95 milionë euro, sic konfirmohet nga “The Athletic”. Bëhet fjalë për shitjen më të lartë në historinë e “The Citizens”. Ai që ka ushtruar presion për largimin drejt La Ligas ka qenë vetë 24 vjecari që dëshiron të luajë më tepër, por i janë ngushtuar hapësirat nën urdhërat e Guardiolës nga Erling Haaland.
Atletiko Madrid, që ka shitur Moratan te Milan dhe përgatitet për t’u përshëndetur dhe me Omorodion që është drejt largimit te Chelsea, do t’i besojë gjithë peshën e sulmit Julian Alvarez, që vjen pas përfaqësimit në Olimpiadë me Argjentinën, skuadër me të cilën ishte protagonist edhe në botërorin e fundit në Katar të fituar nga Albiceleste.
Zëvendësuesi i tij te Atletiko do të jetë Sorloth i blerë zyrtarisht nga Villareal pak ditë më parë.
Alvarez që në sezonin e fundit ka koleksionuar 54 prezenca me Cityn në të gjitha kompeticionet duke realizuar 19 gola dhe 13 asiste, kishte rinovuar kontratën e tij me klubin nga Manchester marsin e kaluar deri në 2028, por dëshira e tij për të qenë protagonist bëri që City të pranojë largimin e lojtarit që e bleu në janar të 2022 nga River Plate për 17 milionë euro./SS