Atletët e Prizrenit fitojnë 16 medalje në garën “Kampionati Individual i Kosovës për U – 18 dhe U – 20”

0
347

Dje dhe sot më, 10 dhe 11.06.2023 Federata Atletike e Kosovës në bashkëpunim me Klubi i Atletikës “Malisheva”, në stadiumin “Liman Gega” kanë organizuar garën, Kampionati Individual i Kosovës për U – 18 dhe U – 20, thuhet në njoftimin e KA “Prizreni”.

“Atletët e Klubit të Atletikës “Prizreni” janë shpallur kampion në 9 diciplina garuese dhe nënkampion në 7 diciplina duke i fituar gjithsej 16 medalje, 9 të arta dhe 7 të argjenta:
Sara Susuri U – 20, e para në 100, 200 dhe 400 m. Në 100 m. 12.15 sek. rekord i ri i Kosovës,
Emine Jenuzi U – 18, e para në 200 dhe 400 m.,
Armel Qovanaj U – 20, i dyti në 100 m.,
Merve Spahi U – 18, e para në 1500 dhe e dyta në 800 m.,
Leard Halimi U – 20, i pari në shtizë dhe disk dhe i dyti në gjyle,
Enes Kolloni U20, vendi i dytë në shtizë dhe disk dhe
Altina Emini U20, e para në shtizë, dyta në gjyle dhe disk.
Në emër të kryesisë, kryetarit Gazi Renaku, trajnerëve Bajram Duja dhe Adnan Tahiri, urime dhe suksese në garat tjera!”, thuhet në njoftim./04 Online

Leave a Reply