ATK: Rriten denoncimet për evazion tatimor, mbi 900 raste të raportuara

0
25

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka njoftuar për rritje të ndjeshme të denoncimeve nga qytetarët lidhur me evazionin tatimor dhe ekonominë joformale.

Sipas të dhënave zyrtare, gjatë periudhës raportuese janë pranuar gjithsej 924 denoncime, që paraqet rritje prej 67.1% krahasuar me vitin e kaluar.

Si rezultat i kontrolleve në terren, ATK ka shqiptuar 269 gjoba me vlerë rreth 130 mijë euro, ndërsa janë evidentuar edhe rreth 396 mijë euro qarkullim i deklaruar shtesë dhe 29 mijë euro TVSH.

Po ashtu, në kuadër të këtyre veprimeve janë formalizuar edhe 76 punëtorë të rinj.

ATK ka bërë thirrje që qytetarët të vazhdojnë raportimin e parregullsive përmes kanaleve zyrtare, duke theksuar përkushtimin për një sistem tatimor më transparent dhe të drejtë. /GazetaSinjali/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here