Asani: I kemi edhe tri finale para ëndrrës sonë “Gjermani 2024”

0
154

Jasir Asani ishte edhe një herë protagonist i Kombëtares shqiptare me një gol spektakolar ndaj Polonisë.

Mesfushori ofanziv ndihet i lumtur që po mundet ta ndihmojë ekipin Kuqezi në sukseset e tij, ndërsa e falënderon selektorin Sylvinho për mundësitë që po ia jep për t’i shfaqur vlerat e tij, shkruan “Gazeta Express”.

Futbollisti shqiptar nga Maqedonia thotë se “Shqiponjat” i kanë edhe tri finale para finales së madhe, e cila është ajo e pjesëmarrjes në Kampionat Evropian, që do të ishte hera e dytë për Kuqezinjtë pas atij të vitit 2016.

Më poshtë mund ta lexoni postimin e futbollistit ofanziv të krahut të djathtë në rrjetet sociale. /Gazeta Express/

Leave a Reply