Arsenali regjistron fitoren e pestë radhazi, mposht me lehtësi Fulhamin

0
168

Arsenali ka regjistruar fitoren e pestë radhazi në Premierligë, duke vazhduar kështu të mbajë distancën prej pesë pikëve në krye të tabelës.

Në ndeshjen e vlefshme për javën e 27-të, skuadra e drejtuar nga Mikel Arteta fitoi në udhëtim kundër Fulhamit, shkruan Gazeta Express.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Craven Cottage” përfundoi me rezultatin 0:3.

“Topçinjtë” çështjen e fituesit e mbyllen në pjesën e parë, kur edhe shënuan të tre golat e fitores.

Gabriel (21’), Gabriel Martinelli (26’) dhe Martin Odegaard (45’+2) ishin golashënuesit te skuadra mysafire.

Vlen të theksohet se në të tre golat asistues ishte Leandro Trossard.

Arsenali pas kësaj fitore ka 66 pikë dhe vazhdon të jetë lider në tabelë, me pesë pikë më shumë se Manchester City.

Fulhami është i teti me 39 pikë. 

Leave a Reply