Arredimi modern i qosheve të shtëpisë

0
3168

Në rast se nuk keni dëgjuar akoma, “e çuditshmja” është trendi më i fundit për shtëpinë. Sistemojeni sa më bukur atë qoshe të vogël, atë kënd të pabarabartë, ose atë sipërfaqe të cekët të shtëpisë suaj me këto truke mjaft elegante, që do t’ju bëjnë të mendoni sa më shpejt për to.

  1. Pas një dere

Dera nuk mund të jetë e hapur gjatë gjithë kohës. Zbukuro murin prapa saj me një tavolinë të shkurtër, me sipërfaqe të sheshtë dhe një pasqyrë të gjatë, ku ju mund të shikoheni në çdo moment.

  1. Një kënd i vogël

Kujt i intereson për atë, që është rreth qoshes, kur ajo duket shumë mirë? Fenerë të varur dhe lule apo shkurre, që përdoren në ambiente të brendshme, realizojnë një vend ku të varim edhe xhaketa (realizohet dhe një kopësht, gjithashtu!).

  1. Nën shkallët

Hapësira nën një shkallë nuk duhet të jetë e frikshme. Bëjeni t’ju ftojë me një shenjë moderne dhe një stol të përputhshëm me të, ashtu si në figurë. Thjesht, sigurohuni për ta mbajtur hapësirën pa rrëmujë.

  1. Në një qoshe

Keni ngecur në modelimin e asaj pjese të çuditshme midis dy mureve? Një kënd i ngushtë është vendi i përsosur për të ngritur një zyrë, dhe në sajë të sfondit të personalizuar, një tavoline të vogël dhe hapësirës me motive “vintage”, mund të jetë vendi juaj i ri, për të qenë i lumtur.

  1. Mbi bufe

Shikoni hapësirën lart ose midis bufesë. Raftet e larta, me të njëjtën ngjyrë me sfondin përreth, ju lejojnë të nxirrni në pah kompletin e pjatave më të veçanta që keni, duke lejuar që të mbani pjesën poshtë bufesë të lirshme për gjërat tjera.

  1. Muret e vogla

Bëni një mur të vogël, që ia vlen për ju, bashkë me një tabelë dhe vepra arti motivuese. Arka dhe shporta mbajnë këpucë të sistemuara nën një tavolinë të vogël mbështetëse. Pse jo, mund të vendosni lulet ‘Peonia’, që i japim zbukurim edhe më tepër ambientit.

  1. Mbi një makinë larëse

Edhe dhoma juaj e lavanderisë mund të jetë elegante, në sajë të disa rafteve të veçantë dhe të një sipërfaqeje të sheshtë, me lule. Shportat me tela dhe thurje organizojnë mjetet e pastrimit, ndërsa muret motivuese krijojnë në lavanderi, një pamje më pak të lodhshme.

  1. Korridor i ngushtë

Skenoni një korridor të ngushtë me artin e dërrasës, që shkon nga fundi i njërës dhomë në tjetrën. Shkrimet e ëmbla në mur, si në foto, ndajnë dhomat nga njëra-tjetra. Një derë e thjeshtë, si në foto, lidhet me hapësira të tjera brenda shtëpisë, duke krijuar një korridor të gjatë mjaft funksional.

  1. Pas një divani

Dy janë gjithmonë më mirë se një! Ndani dhomën e ndenjes në gjysmë, duke vendosur një tavolinë të gjatë pas një divani. Përdorni shporta për të ruajtur mbeturinat nën një tavolinë më të gjatë dhe të sheshtë. Një llambë e ndriçuar krijon dritë më shumë brenda ambientit!

  1. Pas dritareve të larta

Dritaret e larta janë të mëdha dhe të bukura, por mund të jenë krejtësisht të bezdisshme, kur bëhet fjalë për dekorimin. Stolat e ulët vënë në qendër të vëmendjes dritaret e mëdha dhe ofrojnë një vend interesant, për të menduar.

  1. Afër instalimeve elektrike

Kur është fjala për paisjet e bezdisshme elektrike, një tabelë e hollë me foto përshtatet me lehtësi para instalimeve elektrike dhe duket mirë në shtëpi, kur zbukurohet me kalendarë, foto dhe receta.

  1. Poshtë lavamanit të duarve

Nuk keni bufe në banjo? Nuk ka problem. Mbushni shporta të thurura me të gjitha tualetet thelbësore në një mënyrë të rregullt, për të kursyer sa më shumë hapësirë. Letrat higjienike dhe peshqirët kurrë nuk janë dukur më mirë, se sa në foton e mëposhtme.

  1. Sipër një kaloriferi

Një kalorifer nuk duhet të konsiderohet nga ne, si diçka e vjetër, dhe ta lëmë pas dore. Mbulojeni sa më bukur me një punim druri të mirë, pastaj zbukurojeni atë me vazo, vepra arti dhe mbajtëse praktike. Një pasqyrë e varur, për më tepër na ofron një hapësirë, nga ku ne mund të shihemi sa herë që dalim ose futemi në shtëpi.(Shihni fotot e mëposhtme, sipas radhës së shpjegimeve të mësipërme)/Përshtati: Donatela Guri/Dritare.net

Leave a Reply