Escobar për zgjedhjet në veri: Do ta njohim rezultatin e tyre edhe nëse serbët i bojkotojnë

0
204

Më në fund, ShBA u deklarua për zgjedhjet që pritet të mbahen këtë të diel, me 23 prill, në katër komunat në veri të Kosovës. Zgjedhjet në Mitrovicën e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok janë duke u bojkotuar nga partia më e madhe serbe në vend, Lista Serbe. Qytetarët serbë kanë paralajmëruar protesta në ditën e votimeve dhe zgjedhjet pritën të mbahen në kontenjerë dhe me asistencën e policisë.

Në një intervistë për asgjensine serbe të lajmeve , “Tanjug”, i dërguari special i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, tha sot se ShBA do t’i njohë rezultatet e zgjedhjeve në edhe nëse serbët do t’i bojkotojnë, teksa u ka bërë thirrje atyre që të kthehen në institucionet e Kosovës.

“I kam bërë apel serbëve që të marrin pjesë në zgjedhje. Kuptojmë shumë gjëra që ata i shohin si problematike, por sigurisht që duhet të marrin pjesë. Nëse ata nuk do të merrnin pjesë, kjo nuk do të thotë se ne nuk i mbështesim zgjedhjet. Qeveria e Kosovës ka obligim kushtetues. Do të ketë zgjedhje dhe ne do t’i njohim rezultatet dhe shpresojmë që serbët të kthehen në një moment”, tha Escobar.

Tutje, Escobar ka kërkuar nga serbët lokalë të kthehen në insitucionet e Kosovës.

“Kemi kërkuar që serbët të kthehen në institucione që të mos ketë arsye që shqiptarët etnikë të jenë të pranishëm atje . Kjo është një pyetje vërtet komplekse. Do të duhet një kompromis nga të dyja palët për të gjetur një zgjidhje”, tha Escobar, transmeton Telegrafi.

Diplomati amerikan u tregua i ashpër me serbet, duke iu kërkuar që t’i ndalin diegien e automjeteve, pasurisë së palujtshme dhe kërcënimet ndaj komunitetit serb.

“Djegia e automjeteve, pasurisë së paluajtshme dhe kërcënimet ndaj njerëzve që duan të integrohen nuk vijnë nga shqiptarët etnikë, por nga serbët, kështu që mendoj se kërcënimet ndaj komunitetit serb në Kosovë duhet të ndalen nga të gjitha anët”, tha ai.

I dërguari amerikan pati edhe një kërkesë për shqiptarët e Kosovës, me konkretisht për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Ne presim propozime fillestare për formimin e Asociacionit, por presim gjithashtu një afat kohor për zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Ohrit. Kjo do të thotë se të gjitha palët duhet të vijnë të përgatitura”, tha Escobar.

Leave a Reply