Arrat ilaç për zemrën, parandalojnë trashjen e arterieve

0
186

Arrat bëjnë shumë mirë për shëndetin kardiovaskular. Një punë studimore e rikonfirmon këtë, duke u bazuar edhe në 150 studime të realizuara deri më sot mbi këtë argument.

Arrat janë një ushqim i shëndetshëm për zemrën, duke sjellë benefite në nivelin e kolesterolit në gjak, në raportin e kolesteroilit HDL dhe LDL në organizëm, janë burimi më i madh i Omega 3 dhe antioksiduesve, por janë të pasura dhe me përbërës bioaktivë dhe fibra minerale.

Konsumi i një grushti arrash, të paktën 30 g në ditë, ul inflamacionet në organizëm dhe i mban të shëndetshme enët e gjakut dhe muret e tyre, duke parandaluar kështu trashjen e arterieve.

Leave a Reply