Skuadra e Samsunsporit ka shënuar gol në ndeshjen ndaj Hataysporit, në javën e katërt në Superligëne Turqisë.
Golin për 1:0 e shënoi mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë, Arbnor Muja, shkruan Indeksonline
Muja shënoi një gol tejet të bukur në minutën e 37’të pas një driblimi fantastik në zonën e 16-metërshit.
Ky ishte goli i dytë i Mujës me fanellën e Samsunsporit që nga transferimi i tij nga Antwerp në afatin e janarit.