Kandidati për deputet nga LVV, Arbër Rexhaj, theksoi rëndësinë e ditës së zgjedhjeve, duke e cilësuar si një referendum për të ardhmen e Kosovës, jo vetëm për periudhën e kaluar, por për katër vitet që vijnë.
Ai theksoi se kjo është mundësia për të vendosur për drejtimin që do të marrë vendi në të ardhmen.
Postimi i plotë:
E diela e 9 shkurtit është referendum edhe për katër vjet e ardhshme, jo vetëm për këto katër që i kaluam. Prandaj është referendum për ato që do bëjmë përveçse për atë që tashmë kemi bërë.