Aplikimi i Kosovës shkon në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës

0
134

Komiteti i Ministrave i Këshillit të Europës ka votuar me mbi 2/3 e votave të shteteve anëtare pro procedimit të aplikimit të Kosovës për Asamblenë Parlamentare e Këshillit të Europës.

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Kreshnik Ahmeti e dha lajmin në Twitter, duke e quajtur këtë “moment historik”.

“Komiteti i Ministrave i Këshillit të Europës ka votuar pro procedimit të aplikimit të Kosovës në Asamblenë Parlamentare. Ky është një moment historik shumëpalësh i rëndësishëm i arritur pas lobimit intensiv”, shkroi Ahmeti.

“Ne presim të bashkëpunojmë me Asamblenë Parlamentare dhe raportuesit e saj”, shtoi ai.

Me këtë hap, Kosova përmbylli fazën e parë të anëtarësimit në Këshillin e Europës.

Leave a Reply