Anglia është kualifikuar në çerekfinale të Kupës së Botës, pasi mposhti Meksikën me rezultat 3-2 në stadiumin “Azteca”.
Heroi i ndeshjes ishte Jude Bellingham, i cili realizoi dy gola në pjesën e parë, duke i dhënë epërsi 2-0 kombëtares angleze. Meksika reagoi para pushimit me Julian Quiñones, ndërsa në pjesën e dytë Anglia mbeti me një lojtar më pak pas përjashtimit të Jarell Quansah, shkruan 04 Online.
Pavarësisht inferioritetit numerik, Harry Kane realizoi nga penalltia për 3-1, ndërsa Raul Jiménez ngushtoi shifrat po nga pika e bardhë. Në minutat e fundit, Meksika ushtroi presion të madh, por Anglia arriti ta ruajë epërsinë deri në vërshëllimën e fundit.
Me këtë fitore, Anglia siguron një vend në çerekfinale, ku më 11 korrik do të përballet me Norvegjinë, që në raundin e kaluar eliminoi Brazilin./04 Online/















































