Anëtarët e Listës Serbe japin dorëheqje nga komisionet komunale zgjedhore në veri

0
150

Zëdhënësi i KQZ’së, Valmir Elezi, e ka konfirmuar për Express se anëtarët e KKZ’ve në katër komunat veriore, përfaqësues të Listës Serbe kanë dhënë dorëheqje.

“Mund t’ua konfirmoj se kemi pranuar dorëheqjet nga katër anëtarët e Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve për komunat Leposaviq, Zveçan, Zubin Potok dhe Mitrovicë e Veriut, të cilët janë emëruar më parë nga KQZ si përfaqësues të subjektit politik Lista Serbe”.

“Në mbledhjet e kaluara, KQZ ka funksionalizuar Komisionet Komunale të Zgjedhjeve në këto katër komuna, duke caktuar 4 Zyrtarët Ekzekutiv, të cilët njëkohësisht janë kryesues të KKZ-së si dhe ka marrë vendim për emërimin e 27 anëtarëve, të cilë përfaqësojnë subjektet politike parlamentare. Sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, KKZ administron zgjedhjet brenda komunës përkatëse, nën mbikëqyrjen eksklusive dhe udhëzimet e KQZ-së”, tha Elezi për Express.

Kryetari i Listës Serbe, Zlatan Elek tha dje se kjo parti është kundër votimit të 21 prillit për largimin e mundshëm të kryetarëve shqiptarë nga udhëheqja me komunat veriore.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here