Analistja amerikane: Situata në Ballkan do të përkeqësohet, Vuçiq i frikësohet Putinit si askush tjetër

0
187

Analistja amerikane, Ivana Stradner, ka folur lidhur me situatën në Ballkanin Perëndimor, ku është shprehur e bindur se do të ketë përshkallëzim, raporton Gazeta Sinjali.

Stradner në një postim në rrjetin social Twitter ka thënë se arsye për këtë është presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe e gjithë kjo ka të bëjë me mbijetesën e tij politike.

Sipas saj, Vuçiq i frikësohet liderit rus, Vladimir Putin, më shumë se kushdo tjetër dhe s’i beson Perëndimit.

“Me siguri shumë të lartë besoj se situata në Ballkan do të përkeqësohet. Shumë më keq. Dëgjoj vazhdimisht në Uashington se presidenti serb Vuçiç është partner i SHBA-së, pjesërisht sepse votoi kundër Rusisë në OKB. Kjo është kaq naive. Vuçiq nuk do ta njohë Kosovën (ai i frikësohet Putinit më shumë se kushdo tjetër) dhe nuk i beson as Perëndimit. Gjithçka ka të bëjë me mbijetesën e tij politike dhe përshkallëzimin në Ballkan si një pengesë”, ka thënë ajo.

Leave a Reply