Ambasadori britanik: Do të punojmë që Kosova të pranohet në KiE

0
176

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves, e ka mirëpritur mbështetjen që i dha Asambleja Parlamentare Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës.

Ai tha se vendi i tij do të punojë me Kosovën që të ketë sukses edhe në vendimin e Komitetit të Ministrave.

“E mirëpres votën e APKE në favor të anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës. Mbretëria e Bashkuar mezi pret të punojë me Kosovën në hapat e ardhshëm për një vendim pozitiv nga Komiteti i Ministrave”, ka shkruar Hargreaves në X.

Kosova është në pritje edhe të dritësh jeshile nga ana e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës.

Votimi në këtë mekanizëm do të bëhet më 16 maj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here