Fernando Alonso u ka dhënë fund zërave të merkatos, që e shihnin atë në skuadra si Red Bull apo Mercedes sezonin e ardhshëm. Piloti 42-vjeçar spanjoll ka vendosur të firmosë rinovimin e kontratës me skuadrën britanike të Aston Martin.
Kontrata e re është njoftuar zyrtarisht nga britanikët, që bëjnë me dije se Alonso do të vijojë të qëndrojë të paktën edhe dy sezonet e ardhshme, teksa theksohet se palët janë shumë të kënaqura me bashkëpunimin me njëra-tjetrën.
“Garantimi i të ardhmes së një piloti si Fernando Alonso me Aston Martin është një lajm fantastik. Kemi ndërtuar një raport shumë të fortë pune në 18 muajt e fundit dhe ndajmë të njëjtën vendosmëri në mënyrën si e shohim suksesin e këtij projekti”, u shpreh drejtuesi i skuadrës Aston Martin, Mike Krack./SS