Albin! Edhe Asociacioni e edhe Autonomia na e bankroton shtetësinë!

0
374

(Marrëveshja për Asociacion me ose pa kompetenca, do mbetet gjithnjë një “fitil potencial zjarrvënës”, për një konflikt të ardhshëm)

1.Nëse, veç s’ka asnjë zgjidhje tjetër përveç bërjes së Asociacionit, atëherë, kujtoj që ky Asociacion duhet patjetër, të përmbajë si formën ashtu edhe përmbajtjen e natyrës“sui generis”! Ai assesi, nuk guxon të përmbajë as edhe një element bazë, e as edhe një mundësi interpretimi me ekuivokë e me shprehje ambiguiteti. Ai në fakt duhet të jetë, parasëgjithash; i qartë (juridikisht), i lexueshëm (politikisht), i interpretueshëm (diplomatikisht) dhe i aplikueshëm (praktikisht dhe pragmatikisht). Ai duhet poashtu, të “privohet” si nga mundësit e keqinterpretimit ashtu edhe nga synimet dhe ambiciet pretenduese për t’u “rindërtuar” demografikisht, gjeografikisht, juridikisht e politikisht) në rrethana të reja të supozuara dhe hipotetike që po shpreson t’i realizoj Serbia, përmes amputimit apo eventualisht edhe zgjerimit të kompetencave shtesë që aludojnë në: shtetësi dhe autonomi?!

2. E gjithë kjo “ndërmarrje” (që duhet padyshim dhe ekskluzivisht të mbikëqyret dhe ofertohet vetëm nga ekspertiza kosovare) e “rindërtimit” të modelit një Asociacioni poashtu, “sui generis”, duhet përveç amputimit eventual (që mund t’i kërkoj me ngulmë Serbia!) të shtjelloj, analizoj, interpretoj, e bashkangjes  edhe ato specifika (që natyrshëm nuk e cenojnë e as nuk e dëmtojnë as sovranitetin e as Kushtetutën) që kanë bëjnë me superdiskriminimin e pakicës serbe ne Planin e Ahtisarit. Sepse, dukshëm po shihet dhe po kuptohet edhe nga naivet dhe injorantet juridik, se në Planin franko-gjerman, kemi “një plus ahtisar”?!  Andaj, për mendimin tim duhet të suspendohen të gjitha obligimet që dalin nga ato superprivilegjet e garantuara me  Kushtetutë. Arsyeja, është e thjeshtë; ato tani po barten tani në një model tjetër qeverisës. Sepse, s’ka asnjë kuptim të vazhdohet më tej me superprivilegjet ahtisariane, e në ndërkohë të shtohen ato me planin franko-gjerman!? Ngase, ideja e plus privilegjeve bashkë me amputimin e kompetencave të reja të planit franko gjerman, seriozisht do të mund fillimisht ta gërryenin, e kontestonin, e madje pastaj edhe ta rrënonin e gjithë konstruktin dhe karakterin e te karakterin e shtetësisë unitare të Republikës së Kosovës. 

3. Për këtë shkak, ekipi i qeverisë së Kosovës duhet të angazhoj përveç; juristëve me përvojë, edhe diplomatë të rryer e largpamës (Shqipëria ka me bollëk), ekonomist që i kuptojnë trendët globale, historian që kanë informacione të sakta, sociolog vizionar, ushtarak karriere (Shqipëria mund të huazoj) dhe ekspert tjerë që kuptojnë dhe parashohin, si pasojat eventuale për gjithë kombin ashtu edhe shkaqet e bankrotit për shtetin e Kosovës. Të jemi të qartë; asnjë ekspert i jashtëm (sado që të jetë emër dhe me backgraund të njohur), nuk e posedon as ndjenjën, as obligimin e as ndërgjegjen dhe përgjegjësinë, sikurse munden ta kenë ekspertët shqiptar! Anipse, unë personalisht, kam bindje, se Asociacioni me ose pa kompetenca, do mbetet gjithnjë një “fitil potencial zjarrvënës”,për një konflikt të ardhshëm! Sepse, me Asociacion Kosova pa e shkrepur asnjë plumb (?); – po i dhuron në paqe Serbisë (500-1500 miliarda$); po e inauguron shtetëzimin e Kishës serbe (eksterritorialiteti) me 45 Kisha tjera të Kosovës; nuk po e merr njohjen reciproke; po e vazhdon mosnjohjen e pesë vendeve të BE-ne; po e amniston “ulësen” në OKB; po e humb agjendën e Partneritetit për paqe me NATO-n; poashtu, Kosova po vazhdon të mbetet “kryefjala” e Preambulës së Kushtetutës serbe. Natyrisht, (anipse nuk është koha tani!)për gjithë këtë mjerim aktual politik, “gishtin” duhet drejtuar kah (opozita; e servilosur dhe e dalldisur pas pushtetitLDK-ja,(e “rugovistave” të rrejshëm) PDK-ja (e “komandantave” konformista!) dhe AAK-ja (e “YES”- menave!). Këto tri parti është dashtë në vitin 2010 të veprojnë në përputhje me tapitë (legale dhe legjitime) shtetërore që i mori nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë…

Shkruan: Fadil MALOKU

* Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e 04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here