Aksident mes tre veturave në Suharekë, tre persona të lënduar

0
503
Foto: Ilustrim

Një aksident mes tre veturave ka ndodhur në hyrje të Suharekës.

Nga ky aksident përveç dëmeve materiale, kanë mbetur të lënduar tre persona.

Lajmin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Prizren, Shaqir Bytyqi.

“Sot me date 11.03.2024, rreth orës 17:40 êshtë raportuar për një aksident trafiku në hyrje të Suharekës. Në aksident janë përfshirë tre vetura. Përveç dëmeve materiale së paku tre persona kanë marr lëndime trupore”. ka thënë Bytyqi.